Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë thënë se do të vendosim pasi të kenë platformën për dialogun.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një konferencë për media ka thënë se ende nuk e kanë marrë Platformën për Dialogun nga Ekipi Negociator por se do të dalin me një vlerësim pasi ta kenë atë.
“I ashtuquajturi Grup Negociator ka thënë se do t’ia dërgojë Platformën e Dialogut edhe dy partive më të mëdha opozitare, LDK-së dhe VV-së. Ende nuk na është dorëzuar zyrtarisht, sapo të na dorëzohet Grupi Parlamentar dhe Komisioni do ta analizojë dhe do të japë vlerësimin e tyre. Sa i përket votimin në Kuvend është vendim i deputetëve sipas mandatin që kanë marrë”.
Mustafa ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e LDK-së mbi dialogun duke thënë se kufijtë nuk duhet prekur.
“Qëndrimi i LDK-së sa i përket dialogut është që të vazhdojë procesin e normalizimit me Serbinë dhe të ketë njohje reciproke si rezultat dhe kufijtë, integriteti dhe sovraniteti i Kosovës të jetë ai i vitit 2008”.