LDK paraljmëron padi ndaj presidentit Thaçi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LDK paraljmëron padi ndaj presidentit Thaçi

12:17 | 25 Janar 2019

Lidhja Demokratike e Isa Mustafës ka paralajmëruar se nuk do të rri ‘duar kryq’ për rastin e emërimit të anëtarëve të rinj në KQZ nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

LDK ka paralajmëruar padi në Gjykatën Kushtetuese ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për shkak se ky i fundit po e zvarrit procesin e emërimit të anëtarëve të KQZ-së.
Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ende nuk janë emëruar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të cilin thotë se është paralizuar.

Sipas tij, nëse presidenti i vendit nuk vepron në bazë të kompetencave të tij kushtetuese në raport me emërimet në KQZ, atëherë ai do të përballet me padinë e LDK-së.

“Ende nuk janë emëruar anëtarët e KQZ-së nga ana e presidentit. Po bëhen 10 muaj që KQZ-ja është e paautorizuar. Janë plot anëtarë në kuvende komunale dhe deputetë që presin për certifikim. Presidenti ka obligim kushtetues që të emërojë anëtarët e KQZ-së, ai duhet të veprojë sipas Kushtetutës, ndryshe do të përballet me padinë e Lidhjes Demokratike në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Hoti.

Komento: