LDK po kërkon rinumërimin e votave, mësohet arsyeja

16:22 | 08 October 2019

LDK po kërkon që numërimi i votave të fillojë nga pika zero.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokrate të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se nevojitet një rinumërim i votave në nivel vendi.

Kështu ka thënë ai në një prononcim për Klan Kosova, duke shtuar se ka pasur probleme në regjistrim dhe raportim gjatë procesit zgjedhor.

“Rinumërimi i votave natyrisht se është kërkesë e jona. Kjo për shkak se vet KQZ-ja ka dalë me raportim se ka pasur probleme në regjistrim të votave”.

“Në momentin që ke probleme në regjistrim dhe raportim, natyrisht që ne kërkojmë rinumërim në nivel vendi”.Mustafa i cili njëherit është edhe kandidat për deputet, ka bërë të ditur se sot paradite ky subjekt politik e ka dërguar ankesën në KQZ.

Komento: