LDK prezanton kandidatët për deputetë nga Istogu: Bashkë do ta ndërtojmë Kosovën që meritojmë

21:38 | 16 November 2024
ldk-prezanton-kandidatet-per-deputete-nga-istogu:-bashke-do-ta-ndertojme-kosoven-qe-meritojme

Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog.

Ai shtoi se edhe njëherë se Turneu i Ndryshimit e dëshmoi edhe një herë se ëndrra për Kosovën që duam po bëhet gjithnjë e më e prekshme.

“Istogu sonte ishte shembull frymëzues i asaj që mund të arrihet kur qëndrojmë të bashkuar rreth një vizioni dhe një kauze – për jetë më të mirë dhe për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës! Duartrokitjet dhe thirrjet e zjarrta që po i mbushin sallat e këtij turneu – nga Prishtina në Viti, Pejë, Shtime, Podujevë dhe sonte në Istog – janë shenjë e fortë se ndryshimi është afër, dhe se atë do ta bëjmë bashkë!”.

Tutje Abdixhiku thotë se rrugëtimi i LDK po ndërtohet mbi vizionin për një të ardhme më të mirë, dhe kjo e ardhme e bukur thotë se tashmë ka filluar!

“Me 9 shkurt, bashkë me qytetarët e Istogut dhe të gjithë Kosovës, ne do ta sjellim ndryshimin e madh që do ta realizojë ëndrrën tonë të përbashkët!

Faleminderit Istog! Vullneti, besimi dhe përkrahja juaj janë forca që na jep zemër në këtë rrugëtim të madh. Bashkë do ta ndërtojmë Kosovën që meritojmë – një Kosovë me shpresë dhe mundësi për të gjithë”.

Tutje, në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët e LDK’së për deputetë nga dega e Istogut, të cilët janë: Shkëmb Manaj, Serbeze Kabashi Muçaj dhe Besim Mulaj.

“Me 9 shkurt – bëhu pjesë e ndryshimit që po e shkruajmë bashkë! Bëhu ndryshimi!”

Komento: