Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë.
Nga LDK-ja është thënë se po ndjekinme shumë kujdes situatën e krijuar pas dështimit të sotëm, në Bruksel, të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së.
Po ashtu u tha se LDK-ja vlerëson se stabiliteti dhe siguria janë kushte thelbësore për të arritur progres, si dhe për të ushtruar sovranitetin në gjithë territorin e saj.
“Shtrirja e ligjshmërisë në gjithë territorin është e drejtë e pamohueshme e Kosovës. Suksesin e garanton koordimin me aleatët tanë, ShBA dhe BE.Qeveria e Kosovës në asnjë rast nuk duhet të sillet në atë mënyrë që Serbia të duket mirë dhe të fajësohet Kosova, siç ndodhi sot”,thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu nga LDK u theksua se Kosovës i duhen aleatët e saj, përkrahës historik të popullit të Kosovës.
“Kush i dëmton raportet me aleatët, rrezikon ta lë vendin tonë pa përkrahje. Kosova ka arritur deri këtu bashkë me aleatët dhe kështu duhet të vazhdojë edhe më tutje”.