LDK: Qeveria premtoi 4,000 banesa për çiftet e reja, asnjë nuk u ndërtua dhe u rrit tatimi në pronë

00:00 | 08 Shkurt 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kritikuar qeverinë e Vetëvendosjes, e cila në fushatë zgjedhore kishte premtuar mijëra banesa për çiftet e reja.

Pas dy viteve në pushtet, ky premtim deri sot nuk është realizuar.

“Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, por në realitet ata ASNJË nuk e kanë ndërtuar. Ky është vetëm një prej premtimeve të thyera”, thuhet në një reagim të shkurtër të LDK-së.

Sipas partisë, në vend të ofrimit banesave të përballueshme për çiftet e reja, qeveria e VV-së ka shtrenjtuar tatimin në pronë, duke e bërë më të vështirë jetesën për të gjithë qytetarët.

LDK thekson do të punojë që qytetarët të mund të kenë një pagë të mirë dhe të përballojnë jetesën e tyre.

Komento: