LDK reagon pasi GjK e shpalli antikushtetues vendimin e shumicës për shkarkimin e anëtares së OSHP’së

20:37 | 25 Qershor 2024
ldk-reagon-pasi-gjk-e-shpalli-antikushtetues-vendimin-e-shumices-per-shkarkimin-e-anetares-se-oshp’se

LDK njofton se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi u shpall antikushtetues shkarkimi i anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete Gashi.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vërtetoi qëndrimin e Lidhjes Demokratike se partia në pushtet, përmes Kuvendit të Kosovës kanë bërë shkelje Kushtetuese”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Si rrjedhojë, kjo parti thotë se do të vazhdojë vëzhgimin dhe trajtimin e vendimeve anti-kushtetuese të qeverisë dhe institucioneve tjera qëndrore.

Reagimi i plotë i LDK-së:

Komento: