LDK refuzon thirrjen e Albin Kurtit për tryezë të përbashkët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LDK refuzon thirrjen e Albin Kurtit për tryezë të përbashkët

16:52 | 18 Prill 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të panevojshme një tryezë të përbashkët në mes spektrit politik me qeverinë e Kosovës.

Avdullah Hoti nga LDK-ja ka thënë se nuk ka nevoje për tryeze politike me një qeveri qe i ka ditët e numëruara, dhe rrjedhimisht nuk mund te marre kurrfarë zotimesh, dhe qe dy here radhazi e shkel kushtetutën.

“Masat për kufizim te lëvizjes janë marre pa u konsultuar me askënd. Sa unë isha ne qeveri, personalisht i pata kërkuar te mos e nënshkruante atë vendim, sepse kishim dyshime për shkelje kushtetuese. Edhe pas aktgjykimit te Gjykatës Kushtetuese, ky ndërmori masa ne kundërshtim me atë aktgjykim si dhe masa për mbështetje për biznese prape pa konsultim me askënd”, ka thënë ish kryeministri Hoti.

Postimi i plotë i Hotit

Vlerësoj se nuk ka nevoje për tryeze politike me një qeveri qe i ka ditët e numëruara, e rrjedhimisht nuk mund te marre kurrfarë zotimesh, dhe qe dy here radhazi e shkel kushtetutën.

Masat per kufizim te lëvizjes jane marre pa u konsultuar me askend. Sa une isha ne qeveri, personalisht i pata kërkuar te mos e nenshkruante atë vendim, sepse kishim dyshime per shkelje kushtetuese. Edhe pas aktgjykimit te Gjykates Kushtetuese, ky ndermori masa ne kundershtim me ate aktgjykim si dhe masa për mbështetje per biznese prape pa konsultim me askend.

Ne fakt, plot vendime te qeverise imponoheshin nga ai pa asnje konsultim paraprak, duke i kthyer ministrat ne makineri votimi. Pak humor, por eshte fakt se disa here me pare kane ardhur ministrat ne takimin e qeverise e mandej iu eshte shperndare agjenda e takimit.

Prandaj, edhe kjo tryeze qe ka ftuar nuk sherben per asgje. Sepse ai nuk eshte i gatshem te punoje me te tjeret, sic u pa ne 52 dite te qeverisjes me qendrimin e tij autoritar dhe vendimet arbitrare, qe quan ne nderprerjen e bashkepunimit me LDK dhe shkarkimin e tij.

Tani, ne vend qe ai vete te kerkoje qe sa me pare te dorezoje detyren, pasi 82 deputete ia kane hequr besimin qe te qeverise me vendin, ai bene lloj lloj maniverzime procedurale per te qendruar ne pushtet.

Prandaj, duhet te themelohet sa me pare nje Qeveri e re qe nuk e shkel kushtetuten, qe eshte profesionale, komunikuese me te gjithe, me mentalitet demokratik, qe nderton konsensus shoqeror, qe bashkepunon me bizneset, akademine, shoqerine civile dhe ne vecanti me miqte nderkombetare, per te tejkaluar krizen me pandemine dhe per te rimekembur ekonomine.

Komento: