LDK rikonfirmon se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit

12:26 | 01 Shtator 2025
LDK rikonfirmon se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu ka përsëritur qëndrimin për mospjesëmarrje në mbledhjen e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

“Për shumë seanca të cilat u shpallën jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese kanë qenë të paralajamëruara nga ne. Në këtë frymë ka qenë edhe seanca e fundit, e cila pa u kompletuar kryesia u mbyll seanca konstitutive. Në mbledhjen e cila është thirrur nga kryetari i kuvendit nuk do të marrim pjesë”, shtoi ajo, transmeton KosovaPress.

Ajo e ka quajtur “gabim teknik” votimin e Emilija Rexhepit për nënkryetare.

“Ne do të shohim fazat se si do të veprojmë. Bëjmë thirrje që të gjitha partitë politike t’i kthehen veprimet kushtetuese”, shtoi ajo.

Kujtojmë, Dimal Basha u zgjodh kryetar nga radhët e Vetëvendosjes, por jo edhe kryesia prej pesë anëtarësh. Nënkryetarë u zgjodhën Albulena Haxhiu – Vetëvendosje, Vlora Çitaku PDK, Kujtim Shala LDK dhe Emilja Rexhepi nga komunitete jo shumicë serbe.

Pasi nënkryetari i pestë nga komuniteti serb nuk u zgjodh, Dimal Basha tha të shtunën se janë konsumuar të gjitha opsionet, duke e quajtur të mbyllur seancën konstituive./KP/

Komento: