Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë e ka bërë paraqitjen e rezolutës.
Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpenzimin e mjeteve të Qeverisë nga shpenzimet e paparashikuara.
Në fund të diskutimeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur rezolutën e cila do të votohet në Kuvendin e Kosovës pas këtij debati dhe kësaj seance të jashtëzakonshme.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj duke e paraqitur rezolutën ka thënë se dy pikat e të njëjtës kanë të bëjnë me atë që Qeveria duhet ta ndalë praktikën shpenzimeve të mjeteve financiare pa kriter.
Po ashtu, si pikë të dytë të rezolutës, Selmanaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka një javë afat që të paraqesë në Kuvend raportin e shpenzimeve të mjeteve financiare për dy aktivitete, atë të shënimit të përvjetorit të pavarësisë në vitin që lamë pas dhe në këtë vit, si dhe për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Seanca e Kuvendit është ndërprerë në mungesë të kuorumit për votim.