LDK thotë se 14 ditë nga skandali në KEK, 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë

13:22 | 17 Prill 2022

LDK: 14 ditë nga skandali në KEK, konkursi nuk u anulua.

Lidhja Demokratike e Kosovës me një postim ka treguar se po pret që të anulohet një konkurs i KEK-ut, për të cilin Prokuroria nisi hetime.

LDK-ja po numëron ditët prej raportimit se në një konkurs të Korportatës Energjetike të Kosovës janë punësuar njerëz të afërm me zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK. Konkursi ende nuk është anuluar; të 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë; e pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi e suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë krim”, thuhet në një postim të LDK-së në Facebook.

Prokuroria ka njoftuar se ka nisur hetime pas raportimit në media për punësimet nepotiste nga një konkurs në KEK.

Komento: