
Ambasadori i Gjermanisë ka vizituar sot selinë e LDK-së.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë Besian Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka njoftuar Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media.
Në njoftim thuhet se Mustafa e falënderoi Ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.
“Poshtu kryetari Mustafa e njoftoi Heldt për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës. Heldt falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen”, theksohet në komunikatën e LDK-së.