LDK tregon se sa ministri ia ofroi Vetëvendosjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

LDK tregon se sa ministri ia ofroi Vetëvendosjes

17:45 | 18 Dhjetor 2019

Përkundër takimve të shpeshta, ende nuk është arritur një marrëveshje mes LDK dhe VV-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm ka folur para mediave lidhur me koalicionin mes LDK-së dhe VV-së.

Mustafa ka thënë se gjatë bisedimeve LDK-ja ia ka ofruar gjashtë minsitri Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

“LDK-ja i ka ofruar gjashtë ministri VV-së”, ka thënë Mustafa.

Mustafa tutje tha që nuk kanë diskutuar për ministritë në veçanti dhe kjo do të bëhet posa të gjindet zgjedhja për Presidentin.

“Në momentin që zgjedhim çështjen e Presidentit atëherë jemi të gatshëm për të diskutuar edhe për ministritë në veçanti”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Ai po ashtu ka thënë se nuk kanë emra të caktuar për asnjë pozitë shtetërore.

“Ne nuk kemi përcaktuar emra as për minsitra as për kryeparlamentar as për zëvendësministra”, është shprehur Mustafa.

Ai ka thënë se për postin e Presidentit duhet të ketë një marrëveshje xhentëllmene

“Do të bëjmë propozimin e emrit për President në momentin që vjen koha e zgjedhjes së tij, duhet të kemi një marrëveshje xhentellmene mes dy partive”, ka thënë ai.

Komento: