LDK uron Bajramin dhe falënderon BIK-un që mbajti derën hapur në kohët e vështira.
Sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka shkuar në Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
Ai bashkë me urimin ka falënderuar myftiun dhe BIK-un për derën e mbajtur hapur për aktivitetet e LDK-së gjatë viteve të 90-ta, njofton Klan Kosova.
“Jam shumë inderuar që në emër të kryesisë së LDK-së dhe në emër të kryetari Msutafa, i cili s’ka mundur të vijë për arsyet që ju i dini, të jem në këtë shtëpi të shenjtë për ta uruar Fitër Bajramin pas muajit të shenjtë të agjërimit”.
“Ne falenderojmë BIK-un dhe Medresenë për të gjithë atë që ka bërë në përgjithësi dhe në veçanti gjatë viteve të rënda. Kjo ka mbet në kujtesën e njerëzve kur në vitet e 90-ta, BIK-u ka qenë derë e hapur për të gjitha aktivitetet tona në atë kohë. Qytetart e Kosovës, Prishtinës dhe ne si subjekt politik këtë e vlerësojmë shumë dhe ua dimë për nder. Sigurisht që këtë e kanë bërë për qytetarët e Ksoovës në një kohë që nuk ka qenë e lehtë”.
“Përmes kësaj ngjarje që është e veçantë për BIK dhe besimtarin mysliman, t’iu uroj të gjithëve Fitër Bajramin me shpresë që do të mbizotërojë harmonia te qytetarët tonë”.