Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar procesin zgjedhor në të gjitha degët dhe nëndegët e saj.
Procesi zgjedhor i LDK-së u zhvillua sonte edhe në Gjilan.
Sipas të parit të Gjilanit, njëkohësisht nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri në këtë proces zgjedhor ishin 6 mijë pjesëmarrës.
Haziri tha se gjysma e këtyre pjesëmarrësve janë emra të rinjë.
Postimi i plotë:
6 mijë pjesëmarrës në proces zgjedhor të LDK në Gjilan. 980 veprimtarë të zgjedhur nëpër nëndegë. Gjysma e tyre emra të rinjë. Kur ia shton kësaj edhe rininë e organizuar që e kemi, s’kemi çka me konstatu ma shumë pos që Kuvendi i madh i Degës ka me qenë model përfaqësimi i partisë së parë në Gjilan e Anamoravë.