
Giampaolo Pazzini është emri i futbollistit që po shkëlqen në Serie A.
Ai po lë në hije edhe emra si Cristiano Ronaldo e Ciro Immobile.
Ylli i Veronas, Pazzini, është sulmuesi më konkretizues në Serie A këtë edicion, sipas disa statistikave.
Përkundër faktit se Ciro Immobile e Cristiano Ronaldo kanë numër më të madh golash, Pazzini ka një raport më të mirë minutë për gol.
Në mesin e lojtarëve që kanë luajtur më shumë se 90 minuta, Pazzini ka raportin më të mirë minutë për gol, duke shënuar një gol për çdo 40 minuta, transmeton lajmi.
Pas Pazzini, është Luis Muriel me raportin më të mirë, duke shënuar një gol në 74 minuta, kurse pas dyshes vijnë Immobile me një gol në 77 minuta dhe Ronaldo me një gol në 88 minuta.
Pesëshen më të mirë në Serie A e përmbyll lojtari i Lazio, Felipe Caicedo, me një gol për 93 minuta.