Mesfushori veteran i Milanit, Lucas Biglia është afër për të nënshkruar me Genoan, raporton Sportitalia.
E ardhmja e Biglia me kuqezinjtë është e pasigurt që nga ardhja e menaxhimit të ri pas përfundimit të sezonit të kaluar,përcjell ORAinfo.
Sa i përket zhvillimit të ri, 32-vjeçari ka rënë dakord me ofertën e kontratës së Gjenovës prej 1.8 milion € në sezon për tre vitet e ardhshme dhe tani të dy klubet do të angazhohen për të rënë dakord për tarifën e transferimit për ish mesfushorin e Lazio./ORAinfo/