Le të ketë festë, sepse kushtrimi ka rënë tashmë”- Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së

11:38 | 08 Shkurt 2025
le-te-kete-feste,-sepse-kushtrimi-ka-rene-tashme”-abdixhiku-fton-qytetaret-ne-tubimin-permbylles-te-ldk-se

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit përmbyllës të LDK-së që do të mbahet sonte në sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë.

“Le të ketë festë!
Sepse kushtrimi ka rënë tashmë!

Fitore, dhe asgjë më pak!”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Sonte, të gjitha rrugët e Kosovës na sjellin në Shesh, në tubimin më të madh elektoral në vend! Ejani, në tubimin e fundit të kësaj fushate të jashtëzakonshme, në ngjarjen që do të shënojë kthesën e madhe për Republikë.

Le të ketë festë!
Sepse kushtrimi ka rënë tashmë!

Fitore, dhe asgjë më pak! ✌️

Komento: