Leao me deklaratë befasuese disa muaj pasi u transferuar në Milan

12:34 | 19 April 2020

Sulmuesi portugez ka folur rreth transferimit të tij të skuadra e Milan.

Leao, 20 vjeçar, iu bashkua skuadrës së Milan në vitin 2019, duke plotësuar një ëndërr të madhe të tijën.

Pas disa paraqitjeve spektakolare me Lille, portugezi tërhiqte vëmendje të madhe dhe siguronte një kalim në ‘San Siro’.

Por, duket se as vet lojtari nuk ka besuar se do të arrinte këto suksese në një moshë kaq të re. Kështu të paktën ka thënë ai së fundmi, duke folur për karrierën e tij.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejtë”, ka thënë Leao përmes ‘Instagram’, transmeton lajmi.

“Unë kurrë nuk kam menduar se në moshën 20 vjeçare do t’i bashkohem një klubi kaq të madh, me histori të madhe, që kanë fituar 7 tituj evropianë”, ka shtuar portugezi.

“Të kem mundësi që të përfaqësoj Milan në një moshë kaq të re, është krenari”, ishin fjalët e Leao.

Rafael Leao ka përfaqësuar edhe kombëtaren e Portugalisë në gjeneratën U21 dhe shihet si e ardhmja e kombëtares portugeze.

Komento: