Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, ka folur së fundmi për largimet nga klubi “kuqezi”.
Portugezi, theksoi në një intervistë për “Sky Sport” se largimet e Tonalit dhe Maldinit e lanë pa fjalë.
“Nuk e prisja, por klubi vendosi kështu. Sandro është një mbështetës i Milanit, ai na ndihmoi shumë për titullin. Tani i uroj atij më të mirën për të ardhmen. Largimi i Maldinit po ashtu ishte një surprizë, erdha te Milani edhe sepse ai më kishte thirrur. Ishte i rëndësishëm për mua, si brenda dhe jashtë fushës“-deklaroi Leao.