Milan i vendos çmimin: Leao transferohet te Chelsea në janar për shifrën rekorde.
Rafael Leao mbetet në San Siro, por jo për shumë gjatë.
Rafael Leao ishte njëri nga lojtarët më të përfolur në javët e fundit të afatit kalimtar.
Portugezi ishte në shënjestrën e Chelsea dhe Blutë e Londrës bënë disa përpjekje për transferimin e tij në Stamford Bridge.
Mirëpo te Chelsea nuk kanë hequr dorë nga transferimi i Leaos dhe synojnë transferimin e 23-vjeçarit në merkaton e janarit.
Calcio Mercato, shkruan se te Milan janë të gatshëm të heqin dorë nga Leao në janar vetëm në rast se Chelsea bën një ofertë prej 150 milionë eurove.