Ylli portugez, rafael Leao, ka vendosur që të rinovoj kontratën me skuadrën e Milanit.
Kështu ka raportuar gazeta italiane ”Gazeta Dello Sport”.
Për Leaon kanë shfaqur interesim disa klube të mëdha evropiane, me Chelsean e cila është shumë e interesuar për të.
Por sipas gazetës, Milani do t’i paraqesë edhe një propozim tërheqës lojtarit, duke i propozuar që të shlyejë gjysmën e borxhit ndaj Sportingut për të zgjatur lidhjen e tij kontraktuale.
Milani do të jetë i gatshëm t’i paguajë Sportingut një shumë nga nëntë deri në dhjetë milionë euro, për t’i dhënë fund procesit në të cilin luanët kërkojnë një shumë nga lojtari për ndërprerjen e njëanshme të kontratës së tij në 2018.
Kujtojmë se Lille, i cili në atë kohë e kishte transferuar sulmuesin, është i detyruar të marrë pjesë në pagesën e dëmshpërblimit të Rafael Leão për klubin Alvalade, në shumën 16.5 milionë euro, ku përfshihet edhe interesi i vonesës.