Sikur të mos ishte e mjaftueshme periudha e karantinës dhe ndalesa e sezonit, Rafael Leao së fundmi iu dha një goditje e fortë me para.
Në fakt, CAS e urdhëroi atë që të paguante një gjobë prej 16.5 milionë euro Sportingit për përfundimin e paligjshëm të kontratës së tij.
Mediat në Portugali njoftojnë se për dënimin është njoftuar edhe agjenti i lojtarit Jorge Mendes, përcjell ORAinfo.
Sipas këtyre medieve, tani agjenti i lojtarit është në kërkim të një zgjidhje për të mos lejuar që klienti i tij të paguajë të gjithë shumën vetë.
Ideja e Mendes është të përfshijë dy klubet e fundit të Leao në pagimin e gjobës, përkatësisht Lille dhe Milano.
Kuqezinjtë mund të siguronin kështu një pjesë të mirë të gjobës, pavarësisht se kishin shumë pak lidhje me betejën e gjatë me Sporting.
Sipas raportit, Mendes do të përpiqet të bindë Elliott të ndihmojë të riun, mbase duke nxitur faktin se një gjobë e tillë gjithashtu mund të ndikojë në shfaqjet e Leao në fushë.
Mbetet për tu parë se cili do të jetë qëndrimi i kuqezinjve. /ORAinfo/