Learta dhe Engji vishen e rregullohen njësoj, po duken si binjake

15:22 | 10 Dhjetor 2019

Learta Jakupi dhe Engjëllusha Salihu janë dy emra shumë të përfolur në publik e media rozë.

Ato të dyja u bënë të njohura si reja dhe vajza e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit, përcjell ORAinfo.

Që të dyja nuk mungojnë me postime të ndryshme në rrjete sociale e sidomos në Instagram ku ndiqen nga mijëra ndjekës.

Ato nuk hezitojnë të na tregojnë sa shumë kohë kalojnë me njëra-tjetrën.

E sot, Engji ka publikuar një foto ku shihet se ka dalë me Leartën dhe të dyja janë veshur e rregulluar njësoj.

Kështu, ato po duken si binjake./ORAinfo/

Komento: