Learta duket në top-formë, po ja si i ka humbur ajo kilogramët e tepërt

21:51 | 23 January 2019

Learta Jakupi është këngëtare operistike, por e njohur më mirë si reja e Shyhrete Behlulit. Publiku e fiksoj më lehtë si reja e Shyhretes sesa si Learta e muzikës klasike, shkruan “Kosovarja”.

Nëse nuk e keni ditur, tu themi që Learta ka studiuar edhe për komunikim dhe gazetari dhe nuk është çudi nëse një ditë do ta shohim edh në ekran duke prezantuar ndonjë emision televiziv.

Bukuroshja ndër vite ka pasur problem me kilogramët e tepërt dhe një pjesë të mirë të rinisë e ka kaluar duke provuar dieta të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Siç kuptojmë, ajo që i ka ndihmuar më së shumti Leartës është një dietë me ushqime të shëndetshme. Ajo ka hequr nga menyja e saj të gjitha ushqimet e shpejta dhe kalorike dhe sot është më në formë se asnjëherë më parë.

Komento: