
Learta Jakupi, është reja e këngëtare së njohur, Shyhrete Behuli.
Që kur ajo hyri në familjen e ikonës së muzikës, Learta ishte pjesë gjithmonë e mediave rozë, shkruan ORAinfo.
Ajo u martua me Kushtrimin djalin e madh të Shyhretës, me të cilin ka sjellë në jetë një djal që e kanë pagëzuar me emrin, Matin.
Vitet po kalojnë dhe djali i tyre tani është bërë për të shkuar në çerdhe. Ka qenë vetë Learta ajo që ka postuar një foto së bashku me Kushtrimin dhe Matini, i cili kishte ditën e parë në çerdhe. Ajo çka bie në sy është veshja serioze e vogëlushit. /ORAinfo/

