Learta feston ditëlindjen, Shyhretja i bën urimin më të veçant

20:05 | 15 Dhjetor 2019

Shyhrete Behluli zgjedhe fjalët më të ëmbla për ta uruar nusen për ditëlindje.

Sopranoja Learta Jakupi dje ka festuar ditëlindjen.

Learta Jakupi solistja dhe njëkohësisht nusja e Shyhrete Behlulit dje ka festuar ditëlindjen e saj dhe kishte organizuar një aheng me familjar dhe miqtë e saj, shkruan lajmi.net.

Sopranoja ka marrë urime të shumta nga familjarët, kolegët dhe fansat e saj, por i veçantë ishte edhe ai i vjehrrës së saj e cila kishte zgjedhur fjalët më të ëmbla për nënën e Matinit.

“Urime ditelindjen nusja jone ma e mira , keshtu te buzeqeshur na shkoft jeta!” kishte shkruar Shyhretja pranë imazheve të ndara nga festa e mbrëmshme.

Komento: