Learta në këto tempeartura të ulëta del me Matinin, veshja e tyre merr vëmendjen

15:54 | 05 Shkurt 2020

Learta Jakupi po vazhdon të cilësohet si një ndër nuset më të përfolura të showbizzit.

Reja e Shyhrete Behlulit merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj plot stil, përcjell ORAinfo.

Ajo nuk heziton që shumë momente nga jeta e saj t’i shpërndajë në rrjete sociale.

Learta sot ka publikuar një foto me djalin e saj, Matinin.

Në këtë ditë me borë e me temperatura të ulëta, Learta është kujdesur që ta vesh trash Matinin i cili shfaqet në disponim të mirë.

Ndërsa edhe vet është kujdesur që të vishet me stil. Kaq bukur po duket të dy. /ORAinfo/

Komento: