Learta Jakupi është shumë e njohur për publikun.
Njëherë u bë e njohur si reja e Shyhrete Behlulit, e tashmë edhe si këngëtare e muzikës klasike.
Learta padyshim që është njëra ndër nuset më të përfolura në showbizin shqiptar, që kur hyri në familjen e Shyhretes.
Ndërkohë, komentohet shumë pasi që ska ditë që nuk sjell imazhe në rrjetet sociale, duke ndarë gjithçka nga përditshmëria e saj.
E disa nga storjet që hedhi natën e kaluar në Instagram, morën vëmendje mjaft të madhe, shkruan Kosovarja.
Kjo pasi që Learta kishte pranuar dy dhurata shumë të shtrenjta, nga mikeshat e saj.
Ato ishin një orë e dorës, nga marka më e njohur “Paul Hewit”, si dhe buqeta me lule.
Nuk është hera e parë që Learta pranon dhurata të tilla, mbi të gjitha mjaft luksoze.