Learta Jakupi tani është një prej personazheve më të përfolura në media e në publikun shqiptar.
Ajo u bë e njohur si reja e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit.
Janë dy arsye që ajo e arriti këtë famë, e cila e bëri të njohur e të dashur ndër njerëz, shkruan “Kosovarja”.
Si reja e këngëtarës Shyhrete Behlulit, dhe një këngëtare e zhanrit soprano, Learta mori gjithë vëmendjen.
Por, ajo për të cilën komentohet e flitet vazhdimisht, është roli i nusës në familjen e Shyhretes.
Përgjatë kohës sap o vazhdon të jetë reja e saj, Learta ka treguar raportet e lakmueshme që ka me familjen e bashkëshortit.
Bile aq e afërt duket të jetë me kunatat e vjehrrën, sa nuk ndahen asnjëherë.
Është poashtu dukja e saj që komentohet e shndërrohet në lajm të mediave ‘rozë’.
Këtë herë Learta me kunatat Engjin e Gresën, shfaqën rrugëve të Milanos të veshura me ngjyra tënjejta, e që padyshim duken shumë bukur.
Edhe kësaj radhe Learta ka treguar se me të vërtetë ka raporte aq të mira me kunatat, saqë i quan motra.
Nuk ka dyshim që një raport i tillë mes tyre është i lakmuar nga të gjithë.