Learta publikon pamje të rralla nga kanagjeqin i saj, kështu ja mori doren Shyhretës

16:12 | 26 Shtator 2019

Janë bërë tri vite që kur është martuar.

Reja e këngëtares së mirënjohur, Shyhrete Behlulit, Learta sot kujtoi kanagjeqin e saj. Learta për 176 mijë ndjekësit e saj në instagram publikoi imazhe tejet të bukura nga organizimi i kanaqeqit, që e kishte para tri vjetëve.

Në vitin 2016, Learta është martuar me djalin e këngëtares, Shyhrete Behlulit, Kushtrimin. Dasma e tyre Nga martesa e tyre, Kushtrimi dhe Learta kanë një djalë, i cili quhet Matin, shkruan rtv21.

Ndryshe, Learta Jakupi përveç që njihet si reja e Shyhretes, ajo merret edhe me këndim.

Më 27 tetor të vitit 2018 ajo ka organizuar një koncert solistik, të cilin e ka mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Po ashtu, këngëtarja Shyhrete Behluli së bashku me Leartën më 07 maj kanë publikuar projektin “Për ty Nexhmije”, i cili i është dedikuar ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës.

Komento: