Del çdo herë mirë në foto, por kush ia mëson pozat Leartës.
Learta Jakupi reja e famshme e Shyhretes po vazhdon ti prijë listës si nusja më favorit e estradës.
Lëvizjet e saja çdo herë po marrin vëmendje e po komentohet mjaft shumë duke e shndërruar edhe në një personazh tejet të përfolur, shkruan Kosovarja.
Nuk ka ditë që nuk poston një foto a video në rrjetin e saj instagram, ku padyshim e bën për t’iu ngrohur zemrat gjithë fansave të saj.
Çdo herë është cilësuar si një femër e bukur dhe me stil. Çdo foto që hedh ne instagram ‘bombardohet’ nga mijëra pëlqime.
E sot Learta na zbuloi se kush ia mëson pozat kur është në pyetje fotografia.
Është nëna e saj Drita, e cila shumë pak dallon nga e bija.