LeBron Jamesit blen aksione të Milanit

12:40 | 30 August 2022

Milani do të jetë edhe i LeBron Jamesit

Një fond investimesh nga Los Angelesi, i cili e ka pronësinë e klubit të njohur amerikan të bejsbollit, New York Yankees, është i gatshëm të investojë në Milan.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Financial Times”, i cili zbulon se grupi amerikan “Red Bird”, është i gatshëm ta marrë në dorë klubin italian qysh në javët në vazhdim.

Yankees janë në pronësi të familjes Steinbrenner dhe të Main Street Advisors, një kompani me seli në Los Angeles, e cila prej investitorëve të saj i ka edhe yllin e NBA-së, LeBron James, producentin e njohur muzikor, Jimmy Iovine dhe reperin Drake.

Edhe ata, pra, sipas zërave të “Financial Times”, do të bëhen aksionatë të Milanit të Gerry Cardinale.

Pra, ky i fundit është regjisori i krejt këtij “operacioni”.

Ai punon me dekada me New York Yankees, ndërsa është edhe njëri prej investitorëve të parë të lindjes së kanalit sportiv rajonal të skuadrës, YES Network.

Ky kanal pritet t’i transmetojë edhe ndeshjet e Milanit, shkruan “Gazeta Express”.

Investitorët e rinj kanë premtuar se klubin Kuqezi do ta çojnë në majat e futbollit evropian.

Komento: