Lecce – Milan, formacionet zyrtare

17:55 | 14 Janar 2023

Formacionet zyrtare, Lecce – Milan: Kuqezinjtë përballë njërës prej skuadrave më në formë në Serie A.

Milani do të jetë mysafir i Lecces në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Vendasit janë në formë të mirë, pasi në pesë ndeshjet e fundit kanë marr tri fitore dhe dy barazime, duke u ngjitur në pozitën e 12-të me 19 pikë.

Në anën tjetër Milani është i dyti me 37 pikë dhe kërkon të vazhdojë ndjekjen e Napolit që është në pozitën e parë me dhjetë pikë më shumë.

Lecce do të lujaë në sulm me treshen Di Francesco, Colobo dhe Strefezza.

Në anën tjetër Milani luan me Olivier Giroud në sulm, që do të përkrahet nga Diaz, Saelemaekers dhe Leao.

Lecce: Falcone, Pezzella, Umtiti, Baschirotto, Gendrey, Blin, Hjulmand, Gonzalez, Di Francesco, Colombo, Strefezza.

Milan: Tatarusanu, Hernandez, Tomori, Kalulu, Calabria, Bennacer, Pobega, Leao, Diaz, Saelemaekers, Giroud.

Komento: