Ledi merr një dhuratë të veçantë nga Vëllau i Madh

23:22 | 03 Nëntor 2023

Ndau historinë prekëse të humbjes së fëmijëve dhe të babait, Ledi merr një dhuratë të veçantë nga Vëllau i Madh.

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Ledi Vokshi kishte treguar historinë e saj në një diskutim me banorët e tjerë.

Ledi kishte thënë se brenda një viti ka humbur dy fëmijë dhe babain e saj.

“Brenda një viti kam humbur dy fëmijë dhe babain”, ishte shprehur ajo.

Sot në “Prime” u diskutua kjo pjesë, shkruan Insajderi.

“Ne grat e forta, gjithmonë forcojmë të tjerët”, tha ajo.

“Kam humbë shumë pjesë të shpirtit këtë vit, nuk dua njëjtën kohë atje jashtë të humbas çaste me fëmijët”, tha ajo.

Produksioni pasi këtij rrëfimi ka shfaqur në ekran një video të fëmijëve të saj.

Komento: