
Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.
Në imazhin e publikuar në Instagram, ajo shfaqet e veshur me një veshje të punuar me grep, në nuancë bordo, duke kombinuar elegancën me një stil mjaft të guximshëm veror, raporton ORAinfo.
Në këtë pamje ajo vë në pah trupin pa të brendshme.
Pamja e saj ka marrë menjëherë vëmendje, ndërsa Ledina edhe një herë dëshmon se vazhdon të ruajë një paraqitje tejet elegante dhe në formë.
Ajo është mjaft aktive në Instagram, ku ndan rregullisht momente nga jeta dhe paraqitjet e saj me ndjekësit.

Me këtë paraqitje, këngëtarja duket se ka arritur sërish të marrë gjithë vëmendjen në rrjet. /ORAinfo/
