Ledri dhe Sara kapen “mat” rrugëve të Tiranës me vajzën në krahë dhe duart me dhurata

23:35 | 15 December 2024

Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë parë së bashku në zemër të Tiranës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e njohur të Bllokut.

Takimi, i cili u zhvillua në Rrugën e Brigadave VIII, ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre.

Imazhet e publikuara në rrjet tregojnë Ledrin duke mbajtur vajzën e tyre, Poem Blu, në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi. Pamja e lumtur dhe e relaksuar e çiftit ka ngjallur pyetje nëse ky është një takim me rastin e ditëlindjes së vajzës së tyre ditën e djeshme.

Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti. Megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra, duke i lënë fansat në pritje.

Komento: