Ledri ‘shfrenohet’ në dasmën e Mc Kreshës, me këtë vallëzim ka marrë vëmendjen e dasmorëve

11:51 | 16 Dhjetor 2019

Erzina Shehu dhe Kreshnik Fazliu i kanë dhënë fund beqarisë natën e mbrëmshme.

Mc Kresha dhe Erzina Shehu kanë lidhur martesë në një nga restorantet e Prishtinës ku kanë ftuar edhe qindra persona, të pranishëm janë edhe figura të rëndësishme politike.

Aty ka marrë pjesë edhe reperi i njohur kosovar, Ledri Vula. Ai duket se e ka shijuar në maksimum dasmën e shokut të tij, përcjell ORAinfo.

Në një video shihet Ledri duke vallëzuar me shoqërin e tij. Me këto lëvizje ai ka marrë gjithë vëmendjen e të pranishmeve në dasmë.

Për më tepër shikoni videon… /ORAinfo/

Komento: