Ledri Vula publikon këngën e re, “thumbat” për Sarën dhe Dafinën habisin fansat

23:25 | 08 Nëntor 2023

Në mes të gjithë zhurmës për ndarjen me Sarën, Ledri Vula ka publikuar këngën e re.

” Paranormal”, quhet kënga që Ledri sapo ka publikuar, por teksi i saj konfuzoi gjithë ndjekësit, shkruan infokosova.

“Do po m’vesin kur o dasma, e do po m’presin kur po dana?Ku’ ku’ ku’ ku’ Ku po shkon pa mu?! Tutna ma fut bllok me ta komentu”, thotë ndër rreshta Ledri, duke folur kështu si për situatën me Sarën ashu dhe për ate me Dafinën.

Kujtojmë se Ledri Vula ka prishur marrëdhëniet me ish të dashurën e tij, Dafina Zeqiri.

Shkak për këtë u bë një koment, të cilin Ledri e ka përfshirë në këngën e re.

Po ashtu Ledri, i ka kthyer ‘thumbin’ Dafina Zeqirit, e cila ne kengen e saj “Pa hiri” se bashku me Mozzik, ishte nje pjese ku thuhej: “..kurgju nuk ka ndodh ktu pahiri edhe nena jote e don Dafina Zeqirin”, fansat janë te bindur se ky tekst i referohej Ledri Vulas pasi nena e reperit, Xheraldina kishte shprehur shpesh here dashnin qe e ka per kengetaren.

Reperi ne tekstin e tij thot “…prit vec pak ta ndreqi, nanes teme une, a nanes tane Ledri..”.

Komento: