Legjenda e Barcelonës flet për pensionimin e Lionel Messit

22:53 | 12 Nëntor 2020

Legjenda e Barcelonës ka folur në lidhje me pensionimin e Lionel Messit.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Hristo Stoichkov mendon se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi do vazhdojë të jetë në fanellën e katalunasve.

Gjatë afatit veror, argjentinasi zbuloi dëshirën për t’u larguar, por kërkesa e bërë nuk u aprovua nga bordi i Barcelonës në krye me Josep Maria Bartomeun.

Mirëpo, shkarkimi i Bartomeut mund të ndryshojë gjërat dhe i këtij mendimi është Stoichkov, që theksoi se ekziston mundësia që Messi të pensionohet në “Camp Nou”.

“Mendoj se do pensionohet këtu, por gjithmonë ka një por”.

“Si tifoz dhe ish lojtar, do të doja të ishte, por nuk jam pjesë e të mendimeve të tij për të ardhmen”.

“Jam i lumtur dhe gëzuar që qëndroi. Është shumë keq që nuk ka mbështetës që nuk tregojnë dashurinë e tyre momentalisht”.

“Ndonjëherë në Instagram vendosi foto me të dhe shoh komente pozitive. E dua shumë”, deklaroi ai.

Interesim për Messin kanë treguar dy skuadrat e mëdha evropiane, Manchester City dhe Inter, që gjithashtu kanë bërë ofertat zyrtare.

Komento: