Lirohet nga spitali legjenda e Liverpoolit, pasi doli pozitiv me koronavirus.
Legjenda e Liverpoolit Sir Kenny Dalglish, është liruar nga spitali, pasi kishte dalë pozitiv me koronavirus.
Dalglish, 69-vjeçari, u pranua në spital të mërkurën për mjekimin e një infeksioni me antibiotik intravenoz.
Atij i ishte bërë një kontroll rutinore për koronavirus dhe pas testimit, doli që ai është prekur nga Covid-19 edhe pse nuk ka shfaqur asnjë simptomë.
Ish-sulmuesi i Celtic dhe Skocisë tani po e merr veten në vetizolim në shtëpi.
“Shumë njerëz mendojnë se për mua u kujdesen më së miri për shkak të emrit, por çdo pacient në NHS trajtohet më së miri”, tha Dalglish për Sunday Post.