Legjenda e njohur holandeze porositë Juventusin: Kujdesuni për De Ligtin

17:04 | 18 Korrik 2019

Van der Sar i dërgon mesazh Juventusit, ku kërkon që të kujdesën për De Ligtin.

Drejtori i përgjithshëm i Ajaxit, Edëin van der Sar, i ka uruar fat blerjes së re të Juventus, Matthijs de Ligt, duke i dërguar mesazh.

De Ligt të enjten e ka kompletuar nënshkrimin e kontratës me klubin nga Torino.

Ai i dha fund thashëethëmëve se do të bashkohet me klube si Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
Zonja e Vjetër do të paguajë 75 milionë euro për lojtarin në pesë vite.

Van der Sar ka postuar në Instagram duke lënë edhe një mesazh: “Nga Ajax te Juventus, e di këtë rrugë!

Të uroj gjitha të mirat në Torino, Matthijs! Juve, kujdesu për të”, ka shkruar ai.

De Ligt pritet të prezantohet të premten para medieve.

Komento: