Lehtësohet gjendja në pikat kufitare

09:51 | 26 Dhjetor 2023
lehtesohet-gjendja-ne-pikat-kufitare

Pasi shumë prej mërgimtarëve janë nisur për në Kosovë për festat e fundvitit, ka shkaktuar pritje në pikat kufitare, por këtë të martë deri më tani nuk raportohet për radhë të gjata.

Numri i madh i mërgimtarëve që janë nisur drejt Kosovës për pushime ka shkaktuar pritje në pikat kufitare ditëve të fundit.

Megjithatë, gjendja ka ndryshuar këtë të martë në orët e para të mëngjesit, duke shënuar një përmirësim të situatës.

Pritja për hyrje në pikën kufitare të Jarinjës është reduktuar në 10-15 minuta, ndërsa në pikat kufitare të tjera kohëzgjatja është rreth 3-5 minuta.

Në veçanti, nuk ka kolona për hyrje dhe dalje në kufi.

Komento: