Leicester fiton shumë lehtë ndaj Chelsea

00:01 | 20 Janar 2021

Leicesteri triumfon pastër ndaj Chelseas, merr kreun në Premierligë.

Leicester City dhe Chelsea janë përballur me njëra tjetrën për javën e 18-të në Premierligë.

Harvey Barnes asistoi për Wilfred Ndidi në minutën e 6-të për të zhbllokuar sfidën dhe kësisoj për të kaluar Leicesterin në avantazh.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, James Maddison 41’ arriti që të shënoi edhe një herë për ta dyfishuar rezultatin.

Chelsea në anën tjetër, nuk ishte aspak në nivel pasi që dështuan që të konkretizojnë rastet e tyre. Madje, ata ishin edhe të pafat, ku një gol i Timo Ëerner u anulua si rezultat i pozitës jashtë loje.

Me këtë fitore, Dhelprat tani janë në vendin e parë në Premierligë me 38 pikë, përcjelli i tyre më i afërt Manchester United me një pikë më pak.
Ndërsa kriza në Chelsea dhe mungesa e rezultateve pozitive po vazhdon të theksohet nga ndeshja në ndeshje, për momentin ata janë të pozicionuar në vendin e tetë.

Komento: