Kane mbetet pa trofe, RB Leipzig fiton SuperKupën e Gjermanisë.
Harry Kane u transferua në Bayern Munchen gjatë ditës së sotme dhe shumë analistë të futbollit thanë se ai do ta fiton trofeun e tij të parë me kampionët e Gjermanisë. Por, këtë gjë nuk e lejuan RB Leipzig që mposhtën bavarezët me rezultat 0-3. Të tre golat për Leipzig i shënoi Dani Olmo (3’, 44’ dhe 68’)
Harry Kane duhet ta pret fundin e pranverës për ta ngritur ndonjë trofe, pasi që trofeun e sotëm e fitoi RB Leipzig.
Skuadra e Marco Roses e deklasoi në Allianz Arena skuadrën e Thomas Tuchel me rezultat 0-3.
Henrichs gjeti për mrekulli në zonë Olmon qysh në minutën e tretë të ndeshjes e ku spanjolli zhbllokoi epërsinë në të mirë të skuadrës së tij duke shënuar një gol të bukur.
Bayern u mundua ta barazoi rezultatin dhe rastin më të mirë e pati Tel në minutën e 16-të te ndeshjes.
Por, kur u mendua që skuadrat do të shkonin në pushim të pjesëve të ndeshjes me rezultat 0-1, në skenë u shfaq përsëri spanjolli Dani Olmo.
Ai mori një top nga Werner por bëri një depërtim të mirë individual për të shënuar golin e tij të dytë në këtë ndeshje në minutën e 44-të dhe për t’i dhënë skuadrës epërsi prej 0-2.
Pjesën e dytë përsëri Bayerni e dominoi me posedim dhe raste, derisa në vend të Tel në minutën e 63-të Harry Kane do të debutonte për herë të parë me fanellë të Bayernit duke e zëvendësuar të riun Tel.
Por, ky zëvendësim nuk pati frytet që u pritën, pasi që RB Leipzig erdhi te goli i tretë pasi që Noussair Mazraoui i Bayernit preku topin me dorë brenda 16 metërshit duke shkaktuar penallti që në gol e konvertoi Dani Olmo në minutën e 68-të duke kompletuar kështu het-trikun e tij në këtë ndeshje.
Coman (74’) i Bayernit ishte afër për ta zbutur epërsinë e Leipzig, kurse rast të mirë për të shënuar për bavarezët pati edhe Mazraoui (82).
Por, ndeshja përfundoi me këtë rezultat dhe RB Leipzig është fitues i SuperKupës në Gjermani për këtë edicion.
Bayern Munchen e fillon Bundesligën të premten e ardhshme me një ndeshje kundër Werder Bremen si mysafirë, ndërkaq RB Leipzig do të jetë mysafirë i skuadrës së re të Granit Xhakës, Bayer Leverkusen.