Lejohet hapja e disa bizneseve në këtë vend

21:11 | 17 Prill 2020

Për shkak të përhapjes së koronavirusit është dashur të mbyllet pothuajse të gjitha bizneset.

Parukeritë, klinikat dentare, fizioterapitë dhe autoshkollat do të rihapen të hënën pas një mbylljeje për rreth një muaj për shkak të shpërthimit të koronavirusit, njoftoi qeveria.

Qeveria e kryeministres, Mette Frederiksen njoftoi sot masat, pas bisedimeve me partitë e tjera në parlament.

“Kemi një marrëveshje! Jam jashtëzakonisht e lumtur që të gjitha partitë e parlamentit këtë mbrëmje kanë rënë dakord të zgjerojmë fazën e parë të rihapjes”, shkroi Frederiksen në Facebook.

Marrëveshja u miratua nga partitë që mbështesin qeverinë e Frederiksen si dhe partitë kryesore të opozitës, përfshirë liberalët e qendrës së djathtë dhe Partinë Popullore daneze.

“Askush nuk dëshiron të mbajë Danimarkën mbyllur për më gjatë se sa është e nevojshme. Por, nuk duhet të lëvizim më shpejt nga sa mund të mbajmë epideminë nën kontroll”, shtoi Frederiksen.

Komento: