Lekaj: Familjarët e zyrtarëve të VV-së “nga dasmat u punësuan në Ministri”

10:02 | 29 Shtator 2024
lekaj:-familjaret-e-zyrtareve-te-vv-se-“nga-dasmat-u-punesuan-ne-ministri”

Deputeti i “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, Pal Lekaj ka deklaruar se premtimet e Qeverisë Kurti në fushata ishin për vota.

Lekaj tha për “Front Online” se pushteti aktual po e bënë të kundërtën e premtimeve.

“Punësimi i vëllait të deputetes së VV është rast ironik duke marrë parasysh premtimet e tyre të forta kur ishin në opozitë, ku thoshin se “Kushërinjtë janë për dasma, jo për Ministri.” Tani duket qartë se këto fjalë ishin thjesht për të fituar vota, ndërsa në pushtet po bëjnë të kundërtën”, thotë Lekaj.

Lekaj thotë se përdorja e procesit në prokurim për t’i shpërblyer të afërmit me pozita, tregon dështimin e Qeverisë.

“Kjo tregon një dështim moral dhe etik të Qeverisë, që po përdor procesin e rekrutimit dhe emërimeve nëpër institucione për t’i shpërblyer të afërmit e figurave të partisë. Kjo nuk është asgjë më shumë se një formë e qartë e nepotizmit dhe klientelizmit”, thotë Lekaj.

VV-ja nis fuqishëm fushatën e “punësimit të familjarëve” para zgjedhjeve – FrontOnline

Komento: