Lekaj i ‘bashkon’ Haradinajn e Veselin, por kush po mungon? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lekaj i ‘bashkon’ Haradinajn e Veselin, por kush po mungon?

16:35 | 21 Prill 2019

Me rastin e festës së Pashkëve, Pal Lekaj sot ka pritur një numër të madh të mysafirëve.

Të pranishëm kanë qenë kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, i pari i Gjakovës Ardian Gjini, deputetë tjerë e ish- luftëtarë të UÇK-së.

Në këtë sofër dukshëm vërehet mungesa e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

“Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve. Sipas traditës sonë të çmuar, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve. RH”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Komento: