Lekaj ka një kërkesë për mërgimarët

16:07 | 23 Dhjetor 2018

Për festat e fundvitit shumë mërgimtarë vendosin që të i vizitojnë famijlarët e tyre në Kosovë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka bërë thirrje për kujdes gjatë lëvizjes në komunikacion.
Përmes një shkrimi në Facebook, Lekaj iu ka drejtuar në veçanti mërgimtarëve që vizitojnë Kosovën për festat e fundvitit, përcjell lajmi.net.

“Rrugët në Kosovë, shumë nga ato janë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të kalueshme. Mirëpo prapë kjo nuk nënkupton që duhet të rrezikoni veten dhe të tjerët në komunikacion, duke vozitur shpejtë, sidomos tani kur jemi në stinën e ftohtë të dimrit, sepse shpejtësia dhe mospërshtatja me kushtet në rrugë po dalin të jenë faktorët kryesorë të aksidenteve, disa nga të cilat edhe me fatalitet, siç ndodhi edhe në aksidentin e fundit, ku humbi jetën një qytetarë, duke e lënë familjen në pikëllim të përjetshëm”, ka shkruar Lekaj.

Postimi i plotë:

Thirrje për kujdes gjatë lëvizjes në komunikacion!

Bashkëqytetarë që jetoni e veproni në diasporë. Kosova, e veçanërisht familjet e juaja janë në pritje dhe të gëzuar që ju i vizitoni për festat e fundvitit.

Rrugët në Kosovë, shumë nga ato janë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të kalueshme. Mirëpo prapë kjo nuk nënkupton që duhet të rrezikoni veten dhe të tjerët në komunikacion, duke vozitur shpejtë, sidomos tani kur jemi në stinën e ftohtë të dimrit, sepse shpejtësia dhe mospërshtatja me kushtet në rrugë po dalin të jenë faktorët kryesorë të aksidenteve, disa nga të cilat edhe me fatalitet, siç ndodhi edhe në aksidentin e fundit, ku humbi jetën një qytetarë, duke e lënë familjen në pikëllim të përjetshëm.

Ne si Ministri, do të vazhdojmë që të bëjmë çdo gjë që është në dorën tonë, që të kemi rrugë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të mirëmbajtura mirë.

Duke ju thënë, ejani në vendlindje, të gëzohemi bashkë, në të njëjtën kohë ju bëjmë apel që të respektoni rregullat e komunikacionit sepse familja ju pret.

Komento: