Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një alternativë sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kështu të paktën deklaroi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili theksoi se ndryshe nga kryeministri, Albin Kurti, e kanë një alternativë për një Asociacionin pa kompetenca ekzekutive dhe që i kënaq kërkesat e serbëve të Kosovës.
Asociacioni i AAK-së do jetë kulturor sipas Lekajt.
“Një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, Asociacionin kulturor… Aleanca ka një alternativë për krijimin e Asociacionit, por jo këtë Asociacionin që na i ka sjellë në tavolinë zoti Kurti. Por, një Asociacion që i përmbush ato rregulla e një Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, pa krijuar një nivel të tretë të pushteti.
Ne si AAK kemi një alternativë, një Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Që e kënaq kërkesat e qytetarëve serbëve, që janë qytetarë të Kosovës, sa i përket anës kulturore dhe menaxhimit të asaj që e ka Plani i Athisarit”, ka thënë Lekaj në FIVE të Dukagjinit.